“T’ka ik hunda shtrembër nga droga”, Rama sqaron komentuesin “live”: Ma theu … (Video)

Kryeministri Edi Rama i është rikthyer rubrikës së tij të përballjes me komentuesit në rrjetet sociale, këtë herë duke replikuar me një person që e akuzon për përdorim droge.

Advertisements

Komentuesi i ka shkruar Ramës me ironi që “të mos konsumojë” drogë, se “i ka ikur hunda shtrembër”. Por kryeministri Edi Rama nuk ia ka përtuar dhe ka regjistruar një video replikë ndaj tij.

Advertisements

Rama thotë se arsyeja pse hundën e ka të shtrembër dhe pse ka një çarje në buzë, është sepse është dhunuar barbarisht me leva hekuri dhe doreza nga një grup personash të komanduar nga Partia Demokratike në vitin 1997.

Përgjigja e Ramës për komentuesin:

Jo i dashur Ardit, por po, është e vërtetë që këtë kockën e hundës nuk e kam të drejtë, dhe e di pse? Sepse pikërisht ajo katran partia, ma ka thyer hundën, bashkë me kafkën këtu mbrapa, dhe më ka çarë dhe buzën me leva dhe doreza hekuri. Dhe ja po tregoj se ti mbase je i ri dhe nuk e ke idenë e piramidave të Sudes dhe Rrapushit që u grabitën shqiptarëve të tëra kursimet me bekimin e katranit të madh të thuash e të shkruash jam drogaxhi.

Ja… Ishte viti 97 unë mblidhja firma nga shoqëria civile për dorëheqjen e qeverisë së asaj kohe, që të shmangej ajo katastrofë që erdhi më pas. Kur më dolën në pritë në errësirën poshtë shtëpisë, ishte janar si tani dhe më lanë në rrugë të mbuluar me gjak. Pastaj doli një katran i partisë dhe tha do ketë qenë sherr për punën e ndonjë femre. Ti as nuk më njeh, as nuk më ke parë që të marr drogë. Unë nuk kam asgjë me ty. Por një gjë ma dëgjo, respekto veten. Mos imito modelin e katran politikës por duke ruajtur dinjitetin edhe në kundërshti.