TMERR në Vlorë/ Francezi gjendet i vdekur në banesë, kishte ndërruar jetë një javë më parë

by editor

shtetasi frances banonte me qira në banesë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, teksa një person është gjetur i vdekur në një banesë. Mësohet se viktima është një shtetas frances, 55-vjeçar, i cili banonte në një banesë pranë “Tregut të orizit”, në qytetin bregdetar.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se 55-vjeçari dyshohet të ketë 1 javë i vdekur në banesën ku jetonte me qira. Kanë qenë fqinjët ata që kanë lajmëruar policinë pasi kishin ditë që nuk e kishin dëgjuar.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanve të ngjarjes. Pritet transportimi i trupit në drejtim të morgut të qytetit, për t’iu nënshtruar ekspertizës mjeko ligjore për të hedhur dritë mbi shkaqet e vdekjes.

You may also like