Profesori Ervin Karamuço komentoi aksionin me urdhër të SPAK. Në një emision televiv Karamuço vlerësoi operacionin kombëtar, duke shtuar se është paralizuar gati 41 % e krimit që ka përfshirë vendin.
Advertisements
Eksperti i Kriminalistikës theksoi se ajo çfarë është vënë re, është fakti se krerët e bandave flasin për toka, lojëra fati dhe drogë.
Advertisements
“Operacioni i vetëm në 112 vite shtet, kemi paralizuar 41 % të krimit në vend. Kemi pasur goditje të bandave, por jo të këtij niveli. Ky është një grup kompleks i lidhur me politikën, edhe me biznesin edhe me median. Deri tani janë dy gazetarë që dihen të përfshirë. Ish-shoku im i shkollës, i ndjeri gjyqtari Konomi, është për porositur për t’u vrarë nga një person që sot rezulton i vrarë. Personi që mendohet se ka vendosur eksploziv është në burgim të përjetshëm, ndërsa ata që e kanë porositur janë të lirë dhe janë në nivele të larta të biznesit të pushteti. Pra ky është një biznes tokash. Edhe në diskutimet që bëjnë krerët e bandave, flasin për toka, lojëra fati e drogë. Këto janë tre burimet kryesore për të cilat janë konfliktuar thuasje shtatë grupe kriminale. Edhe vrasja e Santos dyshohet se ka lidhje me trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Tani e tutje mbase ndonjëri nga këto do të flasë dhe sigurisht, nëse Durim Bami kapet edhe ekstradohet është nga arkivat më të mëdha të bandave”, tha ai.
Nga ana e tij, Gazetari Ermal Vija u shpreh se ish deputeti Aben Ndoka dhe Bami janë në arrati.
“Këto grupe kriminale përveçse ashpërsisë që kanë pasur ndaj njëri tjetrit kanë qenë të mirëfinancuar”, shtoi gazetari Vija.