Toka po përgatitet për një stuhi gjeomagnetike të fortë këtë javë, pas shpërthimit masiv diellor që ndodhi të martën.
Advertisements
Njolla diellore AR3842, një rajon i fortë me fusha magnetike në sipërfaqen e diellit, prodhoi shpërthimin e dytë më të fortë në pesë vitet e fundit, duke shkaktuar ndërlikime si ndërprerje të radios mbi Hawaii.
Advertisements
Shpërthimi, i klasifikuar si X7.1 nga NASA, ndihmoi në krijimin e një nxjerrjeje në masë koronale (CME) që pritet të përplaset në Tokë më 5 tetor.
Kjo përplasje mund të shkaktojë stuhi gjeomagnetike, duke rritur rrezikun për ndërprerje të komunikimeve satelitore dhe dëmtime në rrjetet e energjisë.
Advertisements
Ekspertët e Administratës Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike (NOAA) parashikojnë se stuhia gjeomagnetike do të jetë nga G1 në G3, me ndikimin më të mundshëm më 5 tetor.
Aktiviteti diellor është rritur ndjeshëm, duke vënë në dukje se dielli ka hyrë në maksimumin e tij 11-vjeçar.
Me 41 flakë diellore të klasit X të ndodhura këtë vit, shumë më shumë se në vitet e kaluara, ekspertët parashikojnë se maksimumi diellor mund të zgjasë edhe për një vit tjetër, duke sjellë më shumë shpërthime dhe stuhish gjeomagnetike në të ardhmen.