Pavarësisht masave të rrepta nga Britania, trafikantët shqiptarë nuk dorëzohen dhe kanë gjetur mënyrë tjetër për të futur emigrantët në tokën angleze. Sipas Telegraph, bandat po ofrojnë të kontrabandojnë njerëz me kamionë nga Spanja në Portsmouth. Pra, është kthyer sërish trendi i kamionëve.
Advertisements
Kostoja është shumë më e lartë sepse rruga ka më pak rreziqe dhe ka më shumë siguri për mbërritjen në Britani
Advertisements
“Kontrabandistët shqiptarë po sigurojnë kalimin nga Santander në bregun verior të Spanjës në portin e bregdetit jugor të Portsmouth për 14,000 £ për person si një alternativë përkundrejt transportit me varka të vogla.
Kostoja është katërfishi, por rruga është më pak e rrezikshme dhe, nëse është e suksesshme, emigrantët kanë më pak gjasa të kapen dhe të kthehen në Shqipëri. Emigrantët që kalojnë Kanalin me gomone merren nga Forcat Kufitare, japin informacionet e tyre në zyrën e emigrancionit dhe më rikthehen në Shqipëri”, shkruan Telegraph.
Kjo do të thotë se emigrantët kanë më pak gjasa të identifikohen dhe të deportohen përsëri në vendin nga kanë udhëtuar.