Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar në lidhjen me rastin e mbetjeve toksike.
Advertisements
Ai e cilëson trafikun e këtyre mbetjeve si “majën e ajsbergut” duke shtuar se përderisa institucionet nuk kanë asnjë përgjigje në lidhje me rastin, diçka e madhe po fshihet.
Advertisements
Shehu thekson se kërkohet një përgjigje e gjerë dhe e plotë edhe nga strukturat e hetimit ndërkombëtar për atë që po ndodh.
Postimi i plotë:
Advertisements
Trafiku i mbetjeve toksike, “maje asbergu”?!
“Maje asbergu” i nje krimi shume me te gjere, qe kerkon pergjigje!?
Pa dyshim perderisa nuk ka asnje pergjigje te qarte te institucioneve shteterore…
Perkundrazi, kur pergjigjet e tyre ngjajne me “lojra fjalesh” ne panik, me belbezime e cfajesime infantile fajtoresh, si deshmi e frikes nga e verteta!
Tregon se dicka e madhe, shume me madhe nga sa duket fshihet nen ate krim.
E kam theksuar disa here keto dite, se mafja e mbetjeve te tilla eshte nga me te organizuarat ne rruzull, me te fortat financiarisht, me te depertueshmet edhe ne shtete si i yni, ku dominon korrupsioni e “krimi ben ligjin”…
E cila ben qe ne portin e vogel te Durresit te humbin si “gjelpera ne kashte” dy anije me 100 konteniere, me reth 8 mije ton mbetje!
Por dhe e lidhur ajo me terrorizmin, me regjime, qe e organizojne e mbeshtesin ate.
Me tentativa per te “care” sanksionet nderkombetare ndaj agresoreve e terroristeve ne bote,
Fshehur teknologjine, armatosjen e pregatitjet e tyre.
Krimi, korrupsioni galopant, terrorizmi kane shume pika te perbashketa.
Prandaj kerkohet nje pergjigje e gjere e plote, edhe nga strukturat e hetimit nderkombetar per ate cfare ndodh.
Sepse ai duket qe eshte vetem nje episod, nje moment, nje sinjal i nje veprimtarie kriminale nderkombetare shume perfshirese, te konsoliduar ne kohe, ne Shqiperi e jashte saj.
Duke bere keshtu institucionet tona, shtetin tone, pjese e atij aktiviteti kriminal pluri dimensional e pluri nacional, qe mund te shkoje shume larg….
Dhe nderkaq askush nuk ka dhene as doreheqjen!