Tragjedi! Makina hyn në mes të fushës dhe tërheq zvarrë dy të mitura! Ndërron jetë 10-vjeçarja

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Britani.
Një vajzë 10-vjeçare ka ndërruar jetën, ndërsa një 8-vjeçare është plagosur, pasi janë përplasur nga një makinë elektrikë, e cila hyri e shpejtësi në mes të fushës duke tërhequr dy të miturat zvarrë.

Advertisements

Ngjarja ndodhi teksa dy të mitura po bënin stërvitje në një fushë sportive.

Advertisements

Policia konfirmoi se një vajzë 10-vjeçare ka ndërruar jetë, ndërsa një tjetër 8-vjeçare është dërguar në spital me plagë të lehta.

Siç raporton Daily Mail, incidenti ka ndodhur pasditen e së mërkurës (5/3) në Klubin e Futbollit Kendal Rugby Union, kur automjeti është përplasur me një gardh metalik dhe ka përfunduar në fushën sportive.

Sipas autoriteteve, nuk ka asnjë provë që sugjeron se ky ishte një veprim i qëllimshëm.

Policia njoftoi se një 40-vjeçar nga Lancaster u arrestua me dyshimin se shkaktoi vdekjen nga drejtimi i rrezikshëm, ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.