Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Sheffield-it, ku një djalë 15-vjeçar ka humbur jetën pas një sulmi me thikë në një shkollë të mesme.
Advertisements
Sipas autoriteteve, incidenti ndodhi në shkollën Katolike All Saints në Granville Road rreth orës 12:17, kur policia u njoftua për një goditje me thikë. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të mjekëve, i riu nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të rënda.
Advertisements
Policia ka arrestuar autorin e dyshuar, një bashkëmoshatar të viktimës, i cili aktualisht ndodhet në paraburgim.
Ndihmës shefja e policisë, Lindsey Butterfield, e cilësoi ngjarjen si një tragjedi të thellë dhe shprehu ngushëllimet për familjen e viktimës, miqtë dhe komunitetin shkollor.
Autoritetet kanë nisur një hetim të gjerë për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.