Tragjedi në Greqi, shkoi në spital me temperaturë, 8-vjeçari vdes papritur

by editor

Një fëmijë 8-vjeçar ka ndërruar jetë papritur, pasi kishte shkuar në spital me temperaturë të lartë.

Advertisements

Fëmija ka lënë frymën e fundit në spitalin e Hipokratit, me mjekët që kanë luftuar për ta mbajtur në jetë, por fatkeqësisht pa sukses.

Advertisements

Protothema.gr raporton se fëmija është nga Imathia dhe se i mituri kishte shkuar edhe me herët në spital por prindërit e çuan në shtëpi pasi mjekët e diagnostikuan atë me virozë stine.

Por më vonë shëndeti i fëmijës është përkeqësuar, duke shfaqur temperaturë të lartë, e për rrjedhojë prindërit e çuan sërish me emergjencë në spital, ku 8 vjeçari ndërroi jetë papritur.

Advertisements

You may also like