Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në zonën e Toskanës në Itali.
Advertisements
Një foshnjë pesë muajsh dhe gjyshja e tij janë zhdukur, si pasojë e vërshimeve në zonën e Montecatini Val di Cecina. Zjarrfikësit arritën të shpëtonin babain e foshnjës, ndërsa mësohet se ishin turistë të huaj dhe kishin qenë në Itali me pushime.
Advertisements
Forcat zjarrfikëse dhe palombarët janë duke vijuar kërkimet për gjetjen e dy të zhdukurve, por deri më tani pa asnjë rezultat.
Banesat dhe tokat bujqësore në zonat janë përmbytur dhe janë shkaktuar dëme të mëdha materiale. Përveç Italisë, nga moti i keq është goditur edhe Britania.
Advertisements