Një tragjedi ka ndodhur në Brazil, ku raportohet për më shumë se 32 viktima dhe dhjetëra të plagosur.
Advertisements
Sipas raportimeve të mediave të huaja një autobus me 48 pasagjerë është përplasur me një kamion, i cili më pas ka shpërthyer në flakë. Raportohet se si pasojë kanë humbur jetën më shumë se 32 persona, por nuk dihet ende numri i saktë.
Advertisements
“Rreth 32 deri në 35 persona humbën jetën, por ende nuk është e mundur të përcaktohet numri i saktë i të vdekurve për shkak të gjendjes së trupave të djegur dhe ata janë të panjohur”, tha një zëdhënës i departamentit të zjarrfikësve.
Po ashtu po punohet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit, e po ashtu po merren dhe deklaratat e dëshitarëve okularë.
Shërbimi zjarrfikës fillimisht njoftoi se autobusit që transportonte 48 pasagjerë i kishte dalë goma, gjë që bëri që shoferi të humbiste kontrollin e mjetit dhe të përplasej me një kamion me pllaka në orën 4:00 të mëngjesit me orën lokale, në një autostradë kryesore pranë qytetit të Teofilo Otoni në shtetin e Minas Gerais.
Shërbimi zjarrfikës tha gjithashtu se shpëtoi 13 pasagjerë nga autobusi, tre pasagjerët e një makine që gjithashtu u përfshi në përplasje dhe ishte bllokuar nën kamion , por për fat të mirë mbijetuan.
Mes të vdekurve është shoferi i autobusit dhe të paktën një fëmijë. Megjithatë, më vonë dëshmitarët okularë thanë se sipas zjarrfikësve, një copë e madhe graniti ra nga kamioni në rrugë dhe shkaktoi përplasjen me autobusin.
Autobusi ishte nisur nga Sao Paulo dhe ishte nisur për në shtetin Bahia.
“Zjarrfikësit kanë nxjerrë 22 trupa nga autobusi, ndërsa viktimat e tjera ende nuk janë nxjerrë”, tha një zjarrfikës më herët.