Tragjedi në një lokal nate në Koçan të Maqedonisë së Veriut, raportohet për 50 viktima dhe mbi 100 të plagosur! Ja çfarë dyshohet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një lokal nate në Koçan të Maqedonisë së Veriut, ku raportohet se kanë vdekur të patën 50 persona dhe mbi 100 të rinj janë lënduar.

Advertisements

Sipas mediave maqedonase, mësohet se në lokalin në fjalë ka rënë zjarr rreth orës 3 të mëngjesit, për shkak të një shpërthimi të dyshuar nga mjete piroteknike, që janë përdorur gjatë një performance nga bendi maqedonas DNA.

Advertisements

Mësohet se pas ngjarjes janë arrestuar disa persona që kanë pasur lidhje me organizimin e kësaj feste private, dhe se Prokuroria ka thënë se të gjitha shërbimet kompetente, përfshirë edhe prokurorin publik nga Prokuroria Themelore Publike Koçan, janë në terren.

Këtë mëngjes, shumë njerëz janë parë përpara lokalit në Koçan, për familjarët e tyre, pasi nuk e dinë nëse janë të gjallë apo të vdekur.