Tragjedi për Alban Bushin, prindërit humbin jetën në aksident të dhimbshëm

by editor

Një ngjarje e rëndë ka tronditur familjen e ish-yllit kuqezi Alban Bushi (aktualisht trajner i Shpresave), pasi dy prindërit e tij kanë humbur jetën në një aksident të dhimbshëm në Greqi.

Advertisements

Aksidenti që shihni në foto ndodhi në orën 15 të ditës së djeshme e martë 29 tetor në rrugën “Egnatia”, në aksin Veria-Selanik të Greqisë, pranë Kouloura Imathias.

Advertisements

Ali Bushi 75-vjeç dhe Bukurije Bushi 71 vjeçe, prindërit e Alban Bushit, kanë humbur jetën pasi mjeti i tyre me targa shqiptare AB454GF është përplasur me një furgon Benz Mercedes me targa PMX-8942, që drejtohej nga shtetasi grek Marios Simitliotis.

Shtetasi grek ka mbetur i plagosur lehtë dhe është arrestuar nga policia.

Advertisements

Burrë e grua ishin prindërit e Alban Bushit, ish-sulmuesit të Kombëtares Shqiptare të Futbollit, i cili aktualisht është trajner i Kombëtares U-21.

You may also like