Në bordin e avionit që u rrëzua në Uashington ishin mes 64 personave dhe dy patinatorë rusë, kampionë bote.
Advertisements
Siç raporton agjencia “Tass”, bëhet fjalë për Evgenia Siskova dhe Vadim Naumov. “Ishin në aeroplanin që u rrëzua”, tha një burim për agjencinë ruse.
Advertisements
Siskova, 52, dhe Naumov, 55, të cilët janë të martuar, kishin fituar kampionatin botëror të vitit 1994 dhe ishin gjithashtu fitues të disa medaljeve.
Pas përfundimit të karrierës së tyre, çifti jetonte në Shtetet e Bashkuara që nga viti 1998.
Sipas SkyNews, organizata sportive US Figure Skating konfirmoi se në bordin e avionit kishte shumë patinatorë.