Njerëzit që do të shpallen fajtorë për aksidentin vdekjeprurës me trena, në lindje të Indisë, do të “ndëshkohen ashpër”, ka thënë kryeministri indian, Narendra Modi.
Advertisements
Të paktën 288 persona janë vrarë dhe më shumë se 800 janë plagosur, në incidentin e së premtes në rajonin Odisha. Në incident janë përfshirë dy trena me pasagjerë dhe një tren me mallra.
Advertisements
Ekipet e kërkim-shpëtimit e kanë përfunduar punën, derisa zyrtarët kanë thënë se janë gjetur të gjithë pasagjerët e bllokuar dhe të plagosur.
Modi e ka vizituar vendin ku ka ndodhur aksidenti, dhe gjithë ngjarjen e ka cilësuar “të rëndë”.
Advertisements
Ai është takuar edhe me disa të plagosur në spital, dhe është zotuar se Qeveria e tij nuk do të lë “gurë pa lëvizur për të gjetur trajtim”, për ta.
Ende nuk është e qartë se çka e ka shkaktuar këtë incident, i cili është përshkruar si aksidenti më i rëndë i këtij shekulli në Indi.
Rreth 2.000 pasagjerë besohet se kanë qenë në dy trenat e përplasur.
India e ka regjistruar një incident të rëndë me trena edhe më 1981, kur një tren i stërngarkuar pasagjerësh ka dalë nga binarët dhe ka rënë në një lumë – në periudhë cikloni në rajonin Bihar – duke lënë të vdekur të paktën 800 njerëz. /REL