Tetëdhjetë plumba u gjetën në xhepat e Aco Martinovicit, autorit 45 vjeçar të masakrës së ndodhur në Cetinje, në Mal të Zi, ku humbën jetën 12 persona dhe u plagosën katër të tjerë.
Advertisements
Përveç kësaj, në karikatorin e pistoletës së tij u zbuluan disa fishekë të tjerë kalibri 9 mm, raportojnë burime jozyrtare për gazetën Vijesti.
Advertisements
Martinovic qëlloi veten pranë shtëpisë së tij dhe ndërroi jetë gjatë transportimit për në spitalin e Cetinjes.
Ngjarja tragjike nisi dje,1 janar, rreth orës 17:30, në tavernën “Velestovo” pranë Qendrës Sportive, ku ai vrau katër persona. Ai vazhdoi më pas në Bajice, ku vrau katër të tjerë dhe plagosi një person tjetër.
Në vendbanimin Humci, Martinovic qëlloi për vdekje dy fëmijë dhe, në fund, në Donji Kraji vrau motrën e tij dhe një tjetër person.
Sipas mediave malazeze, mësohet se viktimë e kësaj tragjedie kanë mbetur shtatë burra, tre gra dhe dy fëmijë të mitur, vëllezër të moshës 10 dhe 13 vjeç.
Pas ngjarjes, Qeveria e Malit të Zi ka shpallur ditë zie data 2, 3 dhe 4 janar. Po ashtu, u është bërë apel komunave që të anulojnë shfaqjet dhe koncertet e planifikuara këtë fillim vit.