Tragjedia me katër të vdekur në Prezë/ Automjeti ishte blerë vetëm para katër ditësh, njëri prej djemve ishte fejuar para 7 ditësh

Ngjarja e rëndë me katër të vdekur në aksin Prezë – Fushë Krujë ka tronditur mbarë opinionin publik.

Advertisements

Të rinjtë nga Borizana dhe Fushë Kruja, Enejd Laçi, 25 vjeç, Erild Laçi, 20 vjeç, (vëllezër), Andi Laçi, 22 vjeç dhe Enrikejd Kurti, 24 vjeç, humbën jetën në një aksident tragjik pasi makina tip “Benz” u përplas me një betoniere.

Advertisements

Goditja ishte fatale për ta pasi automjeti shpërtheu në flakë, si shkak i impiantit të gazit.

Sot, në orën 16:00 është bërë ceremonia mortore për të ndjerët, ndërsa detaje të reja janë mësuar nga kjo ngjarje e tmerrshme që përfshiu rrethin e Krujës.

Automjeti i të rinjve me të cilin po ktheheshin nga aeroporti i Rinasit ishte blerë vetëm para katër ditësh.

Ndërsa mësohet se i ndjeri, Andi Laçi që kishte shkuar të shoqëronte kushurinjtë, ishte fejuar para një jave.