Tragjedia me pesë viktima në rrënojat e Titanik, zbulohet një tjetër audio

by editor

Një dokumentar i ri ka zbuluar zërin e marrë nga përpjekjet e kërkim-shpëtimit, i cili dha shpresë se ata që ndodheshin në zhytësin Titan mund të ishin gjallë. Vitin e kaluar, pesë persona vdiqën në bordin e një zhytëse në pronësi të kompanisë OceanGate, teksa ajo u zhyt në rrënojat e Titanikut.

Advertisements

Hamish Harding, Paul-Henri Nargeolet, Shahzada Dawood, Suleman Dawood dhe CEO i OceanGate Stockton Rush ishin në bord. Kontakti me anijen u humb më 18 qershor, duke nxitur një përpjekje të gjerë kërkimi.

Advertisements

Gjatë përpjekjeve për të gjetur nëndetësen Titan dhe për të rivendosur kontaktin, u dëgjua një zhurmë ritmike goditjeje, e cila dha njëfarë shprese se ata që ishin në bord mund të ishin ende gjallë.

Këto zhurma përplasjesh u kapën nga Forcat Ajrore Kanadeze dhe dukej se vinin çdo 30 minuta, duke i shtyrë disa të pyesin nëse pasagjerët e nëndetëses ishin ende brenda dhe po përpiqeshin të sinjalizonin për ndihmë.

Megjithatë, ekspertët theksuan se nuk e dinin se cilat ishin zhurmat e goditjeve dhe me kalimin e kohës u arrit përfundimi se nëndetësja kishte shpërthyer ditën që ishte zhdukur.

Sipas Wall Street Journal, marina e SHBA-së mori një zhurmë që mendonte se ishte shpërthimi i nëndetëses Titan menjëherë pasi kontakti u humb, që do të thotë se përpjekjet e kërkim-shpëtimit që kapnin zhurmat e goditjeve nuk po zbulonin shenja jete.

Audioja e asaj zhurme është dëgjuar në dokumentarin e ri The Titan Sub Disaster. Dokumentari, i cili do të transmetohet më 6 dhe 7 mars në Channel 5 në orën 21:00, synon të ndjekë detajet e zhytjes së Titanit deri në rrënojat e Titanikut dhe çfarë mësimesh janë nxjerrë nga humbja tragjike e pesë jetëve.

Që nga fatkeqësia, faqja e internetit e OceanGate ka thënë se ata “kanë pezulluar të gjitha operacionet e kërkimit dhe komercial”.

You may also like