Tragjedia në Kavajë, dëshmitë e pushuesve: Ambulanca u vonua, 2 prej tyre ishin gjallë

Ndërhyrja për të shpëtuar djalin e mitur ishte fatale për babain dhe vëllain e të voglit të shtëpisë së familjes Halilaj.

Advertisements

Ata të tre nuk arritën t’u shpëtonin dallgëve të detit që i përpiu dhe më pas dolën të pajetë në breg nga pushuesit.

Advertisements

Në zonë është vendosur flamuri i kuq ndërsa dëshmitarët janë shprehur se flamuri u vendos vetëm pas ngjarjes së rëndë pasi edhe më para ishte deti me dallgë por nuk ishte marrë asnjë masë.

Dëshmitarët gjithashtu janë shprehur se ambulanca u vonua për të arritur në vendngjarje pasi kishte shanse për të shpëtuar 2 persona pasi vetëm njëri prej tyre është nxjerrë i vdekur nga uji.

Një pushues tjetër u shpreh se policia nuk mundi të ndërhynte pasi makina nuk futej dot në pjesën e rërës.

Të gjithë këto rrethana dhe mungesa e një roje bregdetare sollën që një ditë normale plazhi për familjen Halilaj të kthehej në tragjedi.