Tragjedia në Konispol/ 41-vjeçari zbardh të tjera detaje pas vdekjes së prindërve: Babai mbante një gotë qelqi

by editor

Pak ditë pas ngjarjes së rëndë në fshatin Shallës të Konispolit, detaje të reja kanë dalë nga krimi I dyfishtë në familjen Islamaj, ku Hysen Islamaj, vrau me sëpatë gruan Sheno Islamaj, ndërsa më pas ai u shty nga djali i tij Klementin Islamaj, nga shkallët e banesës dhe ndërroi jetë.

Advertisements

I biri, Klementin Islamaj tashmë në burg me akuzën e “vrasjes në kushtet e tronditjes së fortë psikike”, ka dhënë dëshmi të tjera mbi këtë tragjedi. 41 vjeçari ka deklaruar se ditën e ngjarjes pasi I kishte vrarë nënën, babai e kishte kërcënuar edhe atë.

Advertisements

“Babai në dorën e djathtë mbante një gotë qelqi të tejdukshëm dhe sapo u ndodh përballë meje, unë i fola, duke i thënë “se çfarë kishte bërë” dhe ai mu përgjigj: “Se çfarë desha e bëra, tani e keni radhën ju” dhe menjëherë pas këtyre fjalëve, më ka goditur me gotën që mbante në dorë në pjesën e fytyrës dhe hundës, por pa e lëshuar gotën nga dora. Në këtë moment, duke mos parë dhe fëmijët aty, jam trembur se dhe fëmijëve mund t’u kishte ndodhur e njëjta gjë”.

Në këto kushte, ka rrëfyer Klementin Islamaj, e ka goditur fizikisht të atin.

Advertisements

“Nga ky moment jam tronditur shumë dhe jam munduar t’i shmangem babait, shumë i tronditur nga ajo se çfarë pashë dhe nga mos gjetja e fëmijës, e kam qëlluar me grushte dhe shkelma babain, por nuk kam përdorur asnjë lloj sendi kur e kam goditur. Pashë që babai është rrëzuar dhe kishte akoma shenja jete; në moment jam kthjelluar disi dhe u bëra pishman”

41 vjeçari Klementin Islamaj ka pohuar se, prej shumë vitesh, babai ushtronte dhunë verbale dhe fizike ndaj nënës së tij për motive xhelozie por edhe të shqetësimeve të shëndetit mendor.

You may also like