10 persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur pasi një automjet u përplas me një turmë njerëzish në rrugën Bourbon në qytetin jugor të SHBA-së të New Orleans.
Advertisements
Rruga është e famshme në lagjen franceze të New Orleans dhe ka të ngjarë të ishte e mbushur me turistë dhe vendas që festonin Vitin e Ri.
Advertisements
Kryebashkiakja e New Orleans, LaToya Cantrell thotë se detajet e sakta të incidentit janë nën hetim, duke shtuar se ajo ka qenë në kontakt me Shtëpinë e Bardhë dhe guvernatorin e Luizianës.
Ajo gjithashtu shtoi se incidenti ka të ngjara të jetë një sulm terrorist, deklaratë e cila u hodh poshtë nga FBI-ja.
Agjentja speciale Alethea Duncan e Byrosë Federale të Hetimit (FBI) ka marrë përsipër hetimet, duke thënë: “Ky nuk është një sulm terrorist”.
Nuk është e qartë pse përshkrimet e FBI-së dhe kryetares së bashkisë për incidentin ndryshojnë, por BBC raporton se mediat po punojnë për të zbuluar më shumë.
Duncan vazhdoi duke thënë se është gjetur një mjet i mundshëm shpërthyes. Ajo thekson se publiku duhet të qëndrojë larg zonës derisa situata të jetë më e qartë.