TRAGJEDIA në Shkodër/ Ergys Arazi kishte një lidhje tjetër, i thoshte gruas ‘dil nga shtëpia’. Në polici e quajti…

by editor

Konfliktet në çift kishin muaj që kishin nisur dhe praktikisht çifti ishte i ndarë pasi martesa nuk konsumohej më dhe Ergys Arazi kishte nisur një marrëdhënie tjetër.

Advertisements

Sipas familjarëve të gruas ai grindej çdo ditë me të dhe i thoshte të dilte nga shtëpia ku ajo jetonte në një dhomë dhe flinte me fëmijët.

Advertisements

I pyetur në polici, ditën kur denoncoi zhdukjen, por edhe më vonë pas gjetjes së trupit të së bijës ai e ka cilësuar bashkëshorten “të sëmurë mendore” dhe sipas tij kishte muaj që trajtohej me ilaçe depresioni.

Por kjo dëshmi nuk është verifikuar nga blutë, pasi ende nuk është gjetur ndonjë kartelë e 39 vjeçares apo mjek që t’i ketë lëshuar recetë për këto medikamente.

Duket se gruaja ka qenë e vetme në këtë situatë pasi dhe pas zhdukjes së saj e vetmja që ka treguar interes ka qenë e motra ndërsa vëllai dhe të afërmit e tjerë nuk janë interesuar në polici dhe nuk i janë përgjigjur kërkesës për t’u pyetur si persona që kanë dijeni për ngjarjen.

Por ndryshe nga sa pretendon Arrazi se e shoqja vuante nga probleme të shëndetit mendor, motra e 39-vjeçares së zhdukur ka deklaruar në policia se Ergys Arazi ka ushtruar dhunë sistematike në familje.

Por vetë Arazi nuk ka pranuar asnjë prej dy veprave penale që rëndojnë mbi të “dhunë në familje” dhe “shkaktim i vetëvrasjes”, duke theksuar se nuk është ai shkaktari i ngjarjes që ka tronditur vendin.

You may also like