Delta Air Lines ka ofruar 30,000 dollarë për secilin nga pasagjerët e fluturimit që u rrëzua këtë javë ndërsa përpiqej të ateronte në Toronto. Fluturimi Delta 4819 kishte 80 persona në bord, përfshirë 76 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit. Fatmirësisht, të gjithë mbijetuan, edhe pse avioni pësoi një ulje të ashpër dhe u rrokullis, duke dëmtuar krahun e djathtë.
Advertisements
Nga 21 pasagjerët e shtruar në spital, të gjithë përveç njërit janë liruar. Edhe pse Delta thekson se ekuipazhi ishte me përvojë, hetimet mbi shkaqet e aksidentit vijojnë. Ndërkohë, disa pasagjerë kanë nisur të kërkojnë dëmshpërblime përmes firmave ligjore.
Advertisements
Sipas rregullave ndërkombëtare të aviacionit, linjat ajrore janë të detyruara të ofrojnë pagesa paraprake për nevojat urgjente të pasagjerëve pas një aksidenti. Delta thekson se këto pagesa nuk nënkuptojnë pranimin e përgjegjësisë. Nëse pasagjerët ngrenë padi dhe fitojnë më vonë një kompensim më të madh, shuma fillestare do të zbritet nga dëmshpërblimi total.
Praktika të ngjashme janë ndjekur edhe më parë nga linja të tjera ajrore, si Asiana Airlines në 2013 dhe Alaska Airlines vitin e kaluar, duke ofruar pagesa për pasagjerët e përfshirë në incidente ajrore.