Një aksident tragjik ka ndodhur në Kroaci, ku si pasojë kanë humbur jetën dy persona. Mësohet se njëri nga viktimat është një 58-vjeçar shqiptar.
Advertisements
Mediat e huaja shkruajnë se aksidenti ka ndodhur në rrugën shtetërore D-8 në afërsi të Primoshtenit,
Advertisements
ku një automjet i drejtuar nga 58 -vjeçari shqiptar, ka kaluar në kahun e kundërt të lëvizsjes duke u përplasur me një automjet që drejtohej nga një shtetas kroat 85 vjeç.
Gjithashtu si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën drejtuesit e dy mjeteve, ndërsa është plagosur rëndë edhe pasagjeri 52-vjeçar, që ndodhej në automjetin e 58-vjeçarit shqiptar.