Tragjike / Mbytet në një plazh të Greqisë 56-vjeçarja shqiptare

by editor

Një 56-vjeçare me origjinë shqiptare është nxjerrë pa ndjenja nga zona detare e plazhit të Artemisë pasditen e së shtunës.

Advertisements

Për ngjarjen është njoftuar Autoriteti Portual i Rafinës. 56-vjeçares i është dhënë ndihma e parë nga një roje plazhi dhe më pas është dërguar me ambulancë në Spitalin e Përgjithshëm të Athinës ku është konstatuar vdekja.

Advertisements

Autoriteti Qendror Portual i Rafinës, që kryen hetimet paraprake, ka urdhëruar kryerjen e autopsisë në Laboratorin e Mjekësisë Ligjore dhe Toksikologjisë të Universitetit të Athinës.

You may also like