Tragjike në Itali / “Nuk ndihem mirë”, i riu shqiptar shembet në tokë në spital dhe ndërron jetë

by editor

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Itali, ku ka ndërruar jetë papritur një i ri shqiptar.

Advertisements

Sipas medieve italiane 38-vjeçari shqiptar Ledian Sharka ka thënë “nuk ndihem mirë” dhe një koleg e ka shoqëruar në spital.

Advertisements

38-vjeçari ishte i martuar dhe baba i një vajze 5-vjeçare.

Sipas dëshmisë punëtori shqiptar, banues në Castel Del Monte, së bashku me një koleg ishin duke punuar në një shtëpi private kur papritur nuk u ndje mirë.

38-vjeçari u shoqërua drejt spitalit nga kolegu i punës por ndërkohë që po i shpjegonte mjekut arsyen pe ndodhej në spital, papritur u rrëzua përtokë.

Prokurori Fabio Picuti, ka urdhëruar transferimin e trupit në morgun e spitalit, ku pritet të kryhet autopsia për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

You may also like