Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Koshavicë
Advertisements
32-vjeçari Ylli Boba me profesion elektriçist ka humbur jetën ditën e sotme si pasojë e një incidenti teksa po punonte.
Advertisements
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Koshavicë, të njësisë administrative Shupenzë, në Buqizë. Bëhet me dije se i riu është rrëzuar nga shtylla teksa po punonte dhe është dërguar menjëherë për në spital, por pavarësisht ndihmës së mjekëve nuk ka mundur të shpëtojë.
Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.