Riana Viera, miss Venezuela, ka vdekur tragjikisht në një aksident automobilistik në Orlando të Florida në SHBA.
Advertisements
Ajo ishte një nga modelet më premtuese në botë, por ndërroi jetë në moshën 26-vjeçare. Viera do të merrte pjesë në konkursin e Miss Amerika Latine 2023 dhe Miss Bota 2023, por humbi jetën në një aksident me makinë.
Advertisements
Vetë nëna e Arianës konfirmoi se vajza e saj ishte duke duke drejtuar mjetin shumë e lodhur pas një sërë angazhimesh pune.
“Atë e zuri gjumi, ishte shumë e lodhur,” tha Ochoa.
“E kanë ringjallur, por ajo pësoi atak në zemër. Kur do ta çonin në terapi intensive, ajo vdiq aty. Ariana ka qenë gjithmonë mbështetja ime, shoqja ime,” tha nëna e saj.
Babai i Arianës, i cili jeton në Peru, ka aplikuar për një vizë humanitare që të mund të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara dhe të shoqërojë familjen e tij pas kësaj humbjeje. Megjithatë, viza u dha vetëm një ditë pas funeralit të vajzës së tij.
Në SHBA, Ariana Viera dhe familja e saj drejtonin një biznes të quajtur Full House Cleaning, i cili ofronte shërbime pastrimi të shtëpisë.