Elseid Hysaj është kthyer në stërvitje me Lacion, pavarësisht zërave që e shohin atë të largohet nga bardhekaltrit gjatë kësaj vere.
Advertisements
Mediat italiane kanë argumentuar vazhdimisht se mbrojtësi i djathtë nuk është në planet e trajnerit Baroni. Por vetë Hysaj, në intervistën e dhënë për “Lazio Style Channel”, ka lënë të kuptohet se nuk po mendon aspak për largimin, duke folur si “veteran” për grupin e futbollistëve të rinj që janë afruar në skuadër gjatë verës.
Advertisements
“Gjeta ekipin me shumë dëshirë, mund ta shohësh që dëshirojmë të ndërtojmë një epokë të re. Janë larguar lojtarë të rëndësishëm, por kanë ardhur edhe disa shumë të mirë të cilët mund të na ndihmojnë.
Trajneri Baroni? Nuk kam punuar ende me trajnerin. fola me të. Më tha të qëndroja i qetë dhe të rikuperoja me qetësi lodhjen e Kampionatit Europian. I yni është një grup i ri, por kompakt. Ata janë të gjithë djem të mirë. Ditët e fundit kam parë që të gjithë janë të lumtur, të gatshëm për të punuar dhe për t’u përmirësuar
Advertisements
Tifozët janë gjëja kryesore. Pa mbështetjen e tyre ne nuk mund të luajmë mirë apo të japim më të mirën tonë. Shpresojmë ta shohim gjithmonë stadiumin plot, pasi është më bukur.
Liga e Europës? Është një gjë e bukur sepse është një test i ri, një kompeticion i ri në të cilin duhet të qëndrojmë dhe të tregojmë cilësitë tona.
Për mua, sa më shumë ndeshje, aq më mirë, përndryshe çfarë po bëjmë këtu? Detyra jonë është të luajmë, kështu që sa më shumë ndeshje aq më mirë. Ka më shumë mundësi për të gjithë, Nëse unë luaj 10 ndeshje dhe 10 i bën tjetri, jemi të gjithë më të lumtur. Ky është futbolli, ku ta gjejmë.
Mendim për të rinjtë? Kjo është Lacio, është tifozeri e madhe dhe duhet të presësh disa gjëra. Është fusha që flet, më është dashur një vit për të fituar tifozët. Ajo që them është t’u jepet besim, sepse e vërteta mund të shihet në fushë. Njerëzit do t’i vlerësojnë ata, por sigurisht që janë djem të rëndësishëm dhe mendoj se e meritojnë besimin”, tha Hysaj./PANORAMASPORT.AL