Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbuluar dhjetra transaksione, në vlerën e mijëra eurove që kryheshin për të mbuluar shpenzimet e fëmijëve të çiftit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi në Mbretërinë e Bashkuar. Në dosjen e SPAK thuhet se për 8 vite, nga 2014 – 2022 llogaria bankare e Kryemadhit, është kredituar me 1 milionë e 108 mijë euro nga të cilat janë shpenzuar 1 milionë e 81 mijë euro. Paratë nga depozituar nga Tahir Çelmanaj. Sipas Prokurorisë së Posaçme, thuhet se nga transaksionet bankare rezulton se për arsimimin fëmijëve Bora, Besar dhe Era Metaj për periudhën deklaruese Janar – Dhjetor 2018 janë shpenzuar 125.484 Pound. Nga çifti nuk janë deklaruar as shpenzime mijëra euroshe për akomodime në hotel apo blerje veshjesh luksi nëpër dyqanet e Londrës.
Advertisements
SPAK ka bërë verifikimet e deklarimit të pasurive për janar – dhjetor 2021 dhe rezulton se deklarimi i shpenzimeve shkollore nga çifti Meta dhe fëmijët ka qenë i plotë dhe në përputhje me lëvizjet në llogaritë bankare. Ka rezultuar se 84 mijë euro janë shpenzime për arsimin e fëmijëve dhe 20 mijë euro shpenzime udhëtimi e hotele.
Advertisements
PJESË NGA DOSJA:
Fatimja deklaroi se ajo dispononte një llogari bankare të përbashkët me Era Metaj, në vlerën 100.000 POUND, të cilat i ka premtuar që Era ti përdorë për mbulimin e shpenzimeve të shkollës. E pyetur për kartën e saj të kreditit, Fatime Kryemadhi deklaroi se kartën e saj të kreditit e ka përdorur Bora Metaj, gjatë kohës që kryente studimet në Angli si dhe Era Metaj me raste të rralla. Bora me kartën e saj ka kryer pagesat për mobilimin e apartamentit që mori me qira në Londër dhe shpenzime të tjera dhe gjatë qëndrimit të saj në Londër por kartën e mbante Bora. Parate që janë shpenzuar nga karta e saj, Fatimja deklaroi se i ka siguruar nga shitja e apratamenteve, pjesë takuese e saj në pallatin e ndërtuar nga “Agi Kons Shpk”.
Advertisements
“Me qëllim për të mos përdorur për blerjen e apartamenteve shuma parash me origjinë korruptive, apo të pajustifikuara ndërkohë që në këtë periudhë kohore Ilir Meta akuzohet edhe për një fakt korrupsioni në lidhje me shtetasin Kastriot Ismailaj, është përdorur si truk marrja fillimisht e dy kredive bankare. Më pas është bërë shlyerja e kredive nëpërmjet depozitimit Cash pa burim të ligjshem nga Fatime Kryemadhit, ose me deklarimin e burimeve të paqëna sikurse është rasti i shumave të deklaruara si të përfituara nga Gentjan Sula, dhe është arritur që të futen në sistemin bankar një shumë e pajustifikuar parashë prej 846,000 Euro. Për këtë shumë parash, Fatimja nuk ka dhënë asnjë shpjegim të besueshëm, por thjesht është përpjekur që të justifikojë ato me të ardhura të siguruara nga huatë, pasqyruar kjo në deklarata noteriale të paraqitur nga shtetas të ndryshëm. Këto deklarata noteriale, jo vetëm që janë përpiluar pas pyetjes së shtetases Fatime Kryemadhi, por në sistemin bankar nuk ka asnjë të dhënë për marrjen e shumave monetare, dhe as për shlyerjen e tyre ndonëse ka kaluar një periudhë kohore prej 15 vjet nga ndodhja e fakteve,”-thotw SPAK.
Shuma prej 44.000 Found është financuar nga paratë që Tahir Çelmanaj ka blerë apartamentin ish pronë e Fatime Kryemadhit dhe konsiderohen si produkt i pastruar i veprës penale. E njëjta vlen edhe për shumën prej 11.554 Pound të paguara nga Fatimja për llogari të arsimimit të Bora Metaj. Në datën 20 Dhjetor 2018, shtetasi Tahir Çelmanaj ka derdhur në llogarinë e Fatime Kryemadhit shumën 150.000 Euro. Nga kjo shumë janë transferuar 111.111 Euro në llogarinë me paund. Nga diferenca prej 50.000 Euro, janë tërhequr casi në periudha të ndryshme 26.000 Euro, janë transferuar 19.800 Euro në llogarinë me të cilën është lidhur edhe karta e kreditit që dyshohet se përdoret nga Bora Metaj, dhe me të cilën janë kryer shpenzime për blerje veshjesh dhe shpenzime të tjera të kryera në Angli, Austri, Sh.B.A, etj, vende në të cilat Fatime Kryemadhi si poseduese e kartës së kreditit, nuk ka qenë fizikisht ne kohën e kryerjes së shpenzimeve që kërkojnë detyrimisht praninë fizike të kartës.
Në datën 19 Shtator 2019, llogaria nr. 216268 e Fatime Kryemadhit është kredituar me 250.000 Euro nga shtetasi Tahir Çelmanaj me të ardhura nga një kredi bankare, nga të cilat Fatimja ka kaluar për obligacione në datën 24 Shkurt 2020 shumën 90.000 Euro në llogarinë 1340992 dhe 60.000 Euro në llogarinë 1340994, ka tërhequr cash 25.000 Euro, ka paguar 9.500 Euro tatim për shitje prone, ka transferuar në kartën 541344**1271 (të llogarisë 1275795) e cila përdoret nga Bora Meta), shumën 4000 Euro. Nga kjo llogari 8,800 Eurokanë shërbyer për blerje veshjesh.
Në datën 25 Mars 2016, Tahir Çelmanaj derdh në llogarinë nr. 119835, shumën 100.000 Euro.
Në datën 13 Prill 2016, Monika Kryemadhi transferon në llogarinë nr. 653396 shumën 19.000 Euro e konvertuar në 15.000 Pound nga të cilat 14.956 Pound shkojnë për llogari të Sant Mary’s School, për Bora Metaj.
Në datën 22 Prill 2016, Monika Kryemadhi transferon nga llogaria 119835 në llogarinë 653396, shumën 14.315 Euro e konvertuar në 11.650 Pound e cila transferohet në llogarinë e Sherbome School Domus për Besar Metaj.
Në datën 11 Mars 2019, Monika Kryemadhi ka transferuar në llogarinë 390127 shumën 18.400 Euro e konvertuar në 2.290.000 lekë. Keto para kanë shërbyer për pagesa hoteli në Westbury Hotel ne Londër, blerje të ndryshme në Washington si dhe shpenzime të tjera të kryera me kartën e kreditit 411418**3954.
Në datën 26 Mars 2019, Monika Kryemadhi ka transferuar në llogarinë 653396 shumën 17.059 Euro e konvertuar në 14.500 Pound, nga të cilat 14.345 Pound kanë shkuar për pagesë të studimeve të Bora Metaj në Universitetin Exeter.
Në datën 06 Prill 2019, Monika Kryemadhi ka transferuar në llogarinë 653396 shumën 9.605 Euro o konvertuar në 8165 Pound, të cilat kanë shërbyer për pagesën e shkollës Sant Mary’s School të Era Metaj.
Në datën 23 Korrik 2019, Monika Kryemadhi transferon nga llogaria 119385 shumën prej 23.000 Euro e cila kalon në llogarinë nr.653396 në 20.600 Pound nga të cilat 20.500 Pound kalojnë në llogarinë e Universitetit Exeter si taksë për studenten Bora Metaj.
Në datën 30 Korrik 2019, Monika Kryemadhi transferon nga llogarisë 119385 shumën prej 86.000 Euro e cila kalon në llogarinë nr.653396 në 78.432 Pound nga të cilat 15.087 paund kalojnë në datën 10 Tetor 2019, në llogarinë e Sant Mary’s School pagesë për Era Metaj, 18.450 Pound kalojnë në datën 13 Nëntor 2019 në llogarinë e Universitetit Knight Frank për pagesë të arsimit të Besar Metaj, 18.201 Pound kalojnë në datën 04 Janar 2020 në llogarinë e Sant Mary’s Scholl, pagesë për Era Metaj dhe 15.000 Pound kalojnë në datën 30 Prill 2020 po për Sant Mary’School.
“Për periudhën 22 Dhjetor 2014 deri në 13 Shtator 2022, llogaria nr. 119835 e Monika Kryemadhit eshte Kredituar me 1.108.704 Euro nga të cilat 770.300 Euro janë kredituar nga kompania Agi Rons Shpk dhe 338.400 Euro nga shtetasi Tahir Çelmanaj. Shtetasja Monika Kryemadhi ka shpenzuar për të njëjtën periudhë shumën 1.081.098 Euro, nga të cilat rezulton se kanë tepruar në llogari afërsisht 30.000 Euro.”
Nga verifikimi i deklaratës për periudhën deklaruese Janar – Dhjetor 2018, rezulton se subjektet Ilir Metaj dhe Monika Kryemadhi kanë deklaruar 13.000 Pound shpenzime për arsimin e vajzës Bora Metaj, të paguara për periudhën Shtator 2018-Mars 2019, 42.279 paund shpenzime për arsimin e djalin Besar Metaj të paguara për periudhën Janar 2018- Qershor 2019, 12.800 Pound shpenzime të tjera për shkollim Bora së bashku me Besarin dhe 38.600 Pound shpenzime për arsimin e Era Metaj.
Në total janë deklaruar shpenzime për arsim 106.679 Pound nga të cilat 26.600 Pound janë paguar nga Fatime Kryemadhi.
TRANSAKSIONET BANKARE:
Nga transaksionet bankare rezulton se për arsimimin fëmijëve Bora, Besar dhe Era Metaj për periudhën deklaruese Janar Dhjetor 2018 janë shpenzuar 125.484 Pound. Shpenzime të tjera janë 3.758 USD, 474.687 Lekë për akomodim në hotel si dhe 2.417.000 Lekë shpenzime për veshje nga të cilat 373.000 lekë në datën 13 Mars 2018 në dyqanin MyTheresa, 698.021 Lekë në datën 30 Shtator 2018 në dyqanin Selfridges dhe 363.470 Lekë në datën 07 Tetor 2018 po në dyqanin Selfridges në Londër (shpenzimet në lekë janë kryer nga llogaria nr. 390127 e Monika Kryemadhit). Për periudhën deklaruese nuk është bërë deklarimi i shumës 18.800 paund e shpenzuar për arsim të Bora Metaj, si dhe shuma 3.758 USD e paguar për akomodim në hotelin Intercontinental Willard në datën 02 Korrik 2018.
Nga karta bankare e lidhur me këtë llogari, nga data 16 Korrik 2018 deri në datën 15 Gusht 2018 janë kryer shtatë blerje në vlerën 1.130.000 lekë (në datën 07 Gusht 2018 është shpenzuar shuma 351.054 Lekë) të cilat kanë shkuar për blerje veshjesh në qendrat tregtare Net A Porter dhe Assos në Britani të Madhe.
Transaksionet bankare të kryera për shpenzimet e arsimit të Hora, Besar dhe Bra Metaj paraqiten të detajuara më poshtë: 05 Janar 2018, nga llogari nr. 821166 në Lekë e Borz Metaj, janë paguar 504.665 lekë të konvertuara në 3.917 Pound në llogarinë e NIDO ne St.James në Glasgow.(Student Accommodation) 08 Mars 2018, nga llogaria 653396 në Pound Monika Kryemadhit janë paguar 12.495 Pound për llogitri të Sherborne School Domus për Besar Metaj. 12. Maj 2018 nga llogaria 653396 në Pound e Monika Kryemadhit janë paguar 2.302 Pound për llogarite Sherborne School Domus, pagesë fature për Besar Metaj. 12 Maj 2018 nga llogaria nr.653396 në Paund e Monika Kryemadhit janë paguar 3.600 Pound për Gabbitas Education Consulting. 19 Maj 2018, nga llogaria nr. 624311 në Pound e Fatime Kryemadhit janë paguar 13.300 Pound për Sant Marry’s School Calne për llogari të Bora Metaj. 02 Korrik 2018, nga llogarin 624311 në Pound e Fatime Kryemadhit, janë paguar 26.600 paund për llogari të St Mary’s School Calne, pagesë fature për Era Metaj. 13 Gusht 2018, nga llogaria 653396 në Pound e Monika Kryemadhit janë paguar 3.600 Pound për llogari të Gabbitas Educational Consultan, pagesë fature datë 31 Korrik 2018, register no 2920466, për Besar Metuj 01 Shtator 2018, nga llogaria nr. 390127 në Lekë e Monika Kryemadhit, janë paguar 432.691 Lekë në dy pagesa; 248.954 Lekë dhe 183.737 Lekë konvertuar në 2.979 Pound, në adresën www.epay.Exeter.Ac.UK.
Duke qenë se në vitin 2018, studimet në Universitetin Exeter i ndiqte Bora Metaj, dyshohet se këto pagesa janë bërë për llogari të Borës. 13 Shtator 2018, nga lloguria 653396 në Pound e Monika Kryemadhit janë paguar 2.880. Pound për llogari të Cats College Cambridge, pagesë fature për Besar Metaj. 19 Qershor 2018, nga llogaria 653396 në Pound Monika Kryemadhit janë paguar 12,000 Pound për llogari të St Mary’s School, Calne pagesë fature për Era Metaj. 01 Tetor 2018 nga llogaria 838963 në Lekë e Besar Metaj janë paguar 1.777 Pound për University Arms ne Cambridg, pagesë e kryer nga karta e kreditit me nr. 411418**4542. 01 Tetor 2018 nga llogaris nr. 821166 në Lekë e Bora Metaj, janë paguar blerje me kertén 411418 *2637-BP3881, shuma 1.498.978.22 Lekë konvertuar në 10.250 Pound, në llogarinë e https://store.exeter ne Universitet. 02 Tetor 2018 nga llogaria 653396 në Pound e Monika Kryemadhit janë paguar 29.784 Pound për llogari të Cambridge Arts & Solences LTD, pagese për studentin Besar Metaj, referencë nr. CEG08047307 për vitin 2018-2019. Transaksione të kryera për hotel për vitin 2018 nga llogaria bankare nr. 821166. Bom Metaj. 02 Korrik 2018, nga lingaria 821166 në Lekë e Bora Metaj, janë paguar 415.230 Lekë e konvertuar në 3,758 USD, shpenzime për llogari të Hotel Intercontinental Williard në Washington. Pagesa është bërë me kartën nr. 4114 18*** 2637. Kjo llogari ishte kredituar në datên 21 Maj 2018 nga Manika Kryemadhi me shumën 1.155.071 Leke (9.131 Euro) dhe në datën 16 Korrik 2018 nga Ilir Meta në shumën 456.000 lekë
Transaksionet bankare të kryera nga llogaria nr. 390127 që Monika Kryemadhi duhej t’i Shpenzime hoteli 474.687 Lekë, deklaronte si shpenzime paraqiten si vijon: Në datën 13 Mars 2018 ka bërë blerje me kartën 4114 18****3954, në shumën 373.000 Lekë në dyqanin MyTheresa, Në datën 30 Shtator 2018 ka bërë blerje me kartën 4114 18****3954, be shumën 698.021 Lekë në dyqanin Selfridges. Në datën 07 Tetor 2018 ka bërë blerje me kartën 4114 18****3954, në shumën 363.470 Lekë në dyqanin Selfridges në Londër.
Gjithashtu ka dyshime të bazuara se gjatë vitit 2018, shpenzimet në vlerë 1.666.156 Lekë në dyqanin Selfridges në Londër. me kartën 4114 18****3954, në shumën 363.470 Gjithashtu ka dyshime të bazuara se gjatë vitit 2018, shpenzimet në vlerë 1.666.156 Leke të kryera me kartë krediti të llogarisë nr. 265294 në emër të Fatime Kryemadhit, të jenë shpenzime të kryera nga shtetasja Bora Metaj dhe Era Metaj. Ky dyshim bazohet në faktin se nga kjo karte janë kryer edhe në datën 03 Shtator 2017 pagesë në vlerën 59.768 lekë e konvetuar në 456 paund për llogari të University of Strathclyde, Glasgow ku në vitin 2017 janë bërë pagesa për Bora Metaj, si dhe: 1. Llogaria bankare nr. 265294 e Fatime Kryemadhit është kredituar në datën 16 Korrik 2018 nga Monika Kryemadhi hidhet shumën 6000 Euro e konvertuar në 756.000 Lekë e cila nuk është deklaruar në deklaratën e interesave private të vitit 2018. 2. Ne kartën e kreditit të lartëpërmendur për vitin 2018 janë shpenzuar 3.488.327 Lekë për blerje artikujsh në dyqanin Net A Porter, Angli si dhe dyqane të tjera veshjesh.
Sipas shkresës nr. 21508/1 Prot datë 29 Dhjetor 2022, të Drejtorisë së Përgjithshine të Doganave, Fatime Kryemadhi ka zhdoganuar mallra në vlerën 1.822.171 Lekë për vitin 2018 ndërsa mallrat e blera nga karta e saj e kreditit në vlerën 1.666.156 Lekë nuk janë dërguar me poste të shpejtë nga dyqanet, sikundër është vepruar për një pjesë të blerjeve.
Fatime Kryemadhi nuk ka udhëtuar gjatë vitit 2018 në Britaninë e Madhe. Nga kjo lindin dyshime se mallrat janë dërguar në adresë të Era Metaj dhe Bora Metaj të cilat janë studente në Angli dhe që siç përmenden më lart por edhe siç rezultojnë për shpenzimet e viteve 2019-2022, kanë shfrytëzuar llogarinë bankare të gjyshes së tyre për të kryer blerje të mallrave të luksit. Ky argument mbështetet edhe në faktin që Monika Kryemadhi ka kredituar këtë kartë krediti.
“Shpenzimet nuk janë deklaruar ndërkohë që vite më pare, nuk ka patur një balancë të drejtë të të ardhurave dhe shpenzimeve, por dhe për faktin se në disa raste kurse është data 16 Korrik 2018, llogaria bankara e Fatimes e cila është e lidhur me kartën breditit të përdorur nga Bora dhe Era Metaj, është kredituar me shuma parash cash nga Momka Kryemadhi, e cila nuk e ka deklaruar si shpenzim në deklaratën e pasurisë,”-bën me dije SPAK.