Transportonin 8.2 kg kanabis, arrestohen dy vëllezërit

by editor

Ditën e sotme janë arrestuar dy vëllezër pasi po transportonin drogë me qëllim shitjen e tyre.

Advertisements

Dy vëllezërit 36-vjeçari Simon Vuka dhe 26-vjeçari Gezim Vuka të dy banues në Kurbin u arrestuan në aksin rrugor Laç-Mamurras. Ata po transportonin 8.2 kilogram cannabis sativa me qëllim shitjen e tyre.

Advertisements

Në cilësinë eprovës materiale u sekuestruan shumë parash në lekë dhe euro, si dhe dy celularë. Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

You may also like