Trazohet SPAK, çfarë ndodhi në qeli me Metën, Çyrbjan dhe Gjicin? Detajet e fundit

Gazetarja Alketa Shaba ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë në një emision televiziv ku dha detajet e fundit në lidhje me tre çështjet më të bujshme atë të ish-Presidentit, Ilir Meta, ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja dhe ish-kryebashkiakun e qarkut Kukës Safet Gjicit.

Advertisements

Gazetarja ka treguar se ditën e sotme u hodh shorti elektronik për të parë kush do të shqyrtojë dosjen e ish-presidentit dhe Monika Kryemadhit të cilët akuzohen për tre vepra penale si fshehje e pasurisë, pastrim parash dhe korrupsion.

Advertisements

Ish-Presidenti Meta ka ankimuar vendimin e tij në Apelin e Posaçëm ditën e sotme u hodh shorti elektronik dhe përcaktoi gjyqtaren Igerta Hyson për këtë shqyrtim.

Është hedhur shorti edhe për Jurgis Çyrbjan i cili ra në pranga për kryerjen e disa veprave penale, ish-deputeti do të shqyrtohet nga e njëjta gjyqtare si ajo e ish-Presidentit Meta. Deri tani është hedhur vetëm shorti dhe pritet të përcaktohet data kur do të shqyrtohen këto çështje.

Përsa i përket ishkryebashkiakut Safet Gjici pati një seancë në gjykatën e Elbasanit pasi ka kërkuar lirimin e tij për shkak të një problem shëndetësor por kjo kërkesë është rrëzuar nga tre shkallë.

Gazetarja raportoi se Gjici është oi shtruar në një spital privat dhe pretendohet se ka problem shëndetësore.
`
Për këtë arsye gjykata e Elbasanit ka vendosur tre ekspertë që të kontrollojë dokumentet për të vërtetuar nëse ish-kryebashkiaku ka problem apo jo dhe të merret një vendim për të.