Ministri i Brendshëm, Taulant Balla thotë se personat që kanë gisht në ngjarjet kriminale mund të fshihen, por se Policia e Shtetit do t’i gjejë kudo që të ndodhen.
Advertisements
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla u shpreh se ata do të vendosen para drejtësisë.
Advertisements
Balla shtoi se në 24 orët e fundit, janë ndaluar dhe ekstraduar 4 persona të kërkuar nga drejtësia.
“Detyra e Policisë së Shtetit është të zbardhë çdo ngjarje kriminale dhe të vendosë para drejtësisë fajtorët, duke bërë çdo përpjekje për t’i parandaluar. Fajtorët mund të fshihen për një kohë, brenda dhe jashtë vendit, por Policia e Shtetit duhet t’i gjejë kudo që të struken dhe t’i vendosë para drejtësisë.
Për këtë qëllim duhet punë e pandërprerë hetimore dhe bashkëpunim me agjencitë partnere dhe me qytetarët, informacionet e të cilëve janë shumë të vlefshme. Katër persona të kërkuar nga drejtësia janë ndaluar/ekstraduar gjatë 24 orëve të fundit”, shkruan Balla në Facebook.