Tre makina bëhen copë-copë! Dy shoferë në spital, tjetri në polici

by editor

Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në Elbasan ku janë përplasur 3 makina. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, në lagjen “Shënkoll”.

Advertisements

Si pasojë e përplasjes, 2 nga shoferët kanë mbetur të plagosur.

Advertisements

Ato janë dërguar në spital, ku për fat të mirë raportohet se janë në gjendje të mirë shëndetësore.

E ndërsa, njëri nga drejtuesit, është shoqëruar në ambientet e policisë ku po merret në pyetje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

You may also like