Tre muaj pas dënimit me 4.5 vite burgim, Safet Gjici i Kukësit kërkon të lirohet me kusht , ja kërkesa

by editor

Vetëm 3 muaj pasi u dënua me 4 vite e 5 muaj burgim nga Gjykata e Apelit të Posaçëm, ish-kreu i bashkisë Kukës, Safet Gjici, kërkon të lirohet me kusht.

Advertisements

Kërkesa e Gjicit është depozituar në gjykatën e Elbasanit nga avokati i tij Markeljan Janca. Ndërsa gjyqtarja që pritet të shqyrtojë këtë kërkesë në 14 Tetor, është zgjedhur përmes shortit elektronik, Suela Lika.

Advertisements

Për të bindur gjyqtaren se Gjici duhet të lirohet, ish-kryebashkiaku pretendon se ka vuajtur dënimin në masën ¾, duke renditur dhe një sërë shkaqesh të tjera si shëndeti jo i mirë dhe arsye të forta familjare.

Aktualisht Safet Gjici qëndron i shtruar në ambientet e një spitali, ndërsa është në pyetje të marrjes në shqyrtim të kërkesës së tij për tu liruar me kusht.

Advertisements

Ish-zyrtari i lartë i Partisë Socialiste në Kukës, Safet Gjici, u arrestua pasi u filmua në zyrën e bashkisë duke kryer akte seksual me Alma Kaçin, video e cila më pas u shpërnda më tej në media dhe telefonat e çdo qytetari.

Skandali solli nisjen e një hetimi penal në SPAK, duke çuar në dorëheqjen e Gjicit si kryebashkiak dhe më pas në prangosjen e tij nga policia.

Nën hetim por me masën “arrest në shtëpi” u vendos dhe e dashura e tij, Alma Kaçi. Çështja shkoi në gjyq me të dy protagonistët e video-skandalit.

Ndërkohë para shpalljes së vendimit, Gjici kërkoi pafajësi, duke pretenduar se nuk ka shkelur asnjë ligj, ndërsa i përlotur i kërkoi falje familjes dhe qytetarëve të Kukësit.

Gjici u dënua me 4.5 vite burgim ndërsa gjykata i hoqi dhe të drejtën për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh.

You may also like