Tre persona të vrarë dhe tetë të plagosur gjatë një sulmi në një festival në Gjermani

Mbrëmjen e djeshme, tre persona raportohet të jenë vrarë në një sulm me th*kë në qytetin e Solingenit në Gjermani, ndërsa 8 të tjerë u plagosën.

Advertisements

Sipas “Bild”, ka sulmuar me thikë disa persona që ishin pjesë e një festivali për të shënuar 650-vjetorin e Solingenit.

Advertisements

Autori besohet se është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është në kërkim, ndërkohë autoritetet e qytetit kanë kërkuar nga njerëzit të largohen nga zona.

Viktimat janë një grua dhe dy burra nga Solingeni dhe Dyseldorfi.

Duke u nisur nga rrethanat e ngjarjes, hetuesit e klasifikojnë krimin si një sulm terrorist.

“Sulmuesi goditi njerëzit në mënyrë të rastësishme me një thikë. Kjo është arsyeja pse ne aktualisht po hetojmë për një sulm”, thanë autoritetet policore.