Tre vite heqje lire për tradhëtinë? A do kalojë në Kuvend ligji për bigaminë? Gazetari i njohur habit me deklaratën: Kush ka bashkëjetesa të dyfishta…

by editor

Prej ditësh është diskutuar në vend për ndryshimin e kodit penal për ligjine bigamisë se kush tradhëton partnerin/eren dënohet me te vite heqje lirie.

Advertisements

Gazetari Flavio Qarri në një studio televizive tha se ligji i ri për bigaminë është shumë i vështirë të kalojë pasi ka një sërë problemesh kushtetuese.

Advertisements

Ai tha gjithashtu se hartimi i këtij projektligji është më tepër përpjekje e zyrës së shtypit të qeverisë për të tërhequr vëmendjen nga probleme më të mëdha, pasi në thelb ai nuk do të ndryshojë asgjë, ndërsa tradhtia do vazhdojë të mbetet problem moral e jo ligjor.

“Jo më larg se para 30 minutash u konsultova me disa juristë dhe është e pamundur që të kalojë si ligj. E para aktualisht me ligj është e ndaluar të martohesh më shumë se një herë. Ky ligj nuk ndryshon gjë. E dyta, dikush që ka dy bashkëjetesa, është e vështirë që t’i mbajë të dyja. Kur nuk ia doli dot Enver Hoxha të ndalojë tradhtinë nuk do ia dalë Edi Rama.

Apeli im është që shqiptarët të mos hanë këtë karrem të gatshëm që është për të shmangur vëmendjen nga tronditja që ka pësuar qeveria dhe nga problemet që do të ketë gjatë këtij shkurti të cilat filluan në datë 1 e do të vijojnë deri më datë 24”,-tha gazetari Flavio Qarri.

You may also like