Trekëndësh dashurie/ Shefi i policisë në Luiziana dhe gruaja e tij plagosen nga e dashura

by editor

SHBA-Policia tha se Crystal LeBlanc mbërriti në shtëpinë e Butler për t’u përballur me burrin e saj, i cili ishte brenda shtëpisë së oficeres. Më pas, pati një debat mes tyre. Një trekëndësh dashurie nuk ka përfunduar mirë për një shef policie në Luiziana. Ai pranoi se e kishte tradhtuar gruan e tij. Të dy, burrë e grua u qëlluan dhe u plagosën nga vartësja i tij, i cila ishte përfshirë në trekëndëshin e dashurisë. Shefi i policisë së Opelousas, Graig LeBlanc dhe gruaja e tij Crystal LeBlanc, u qëlluan jashtë shtëpisë së oficeres Savannah Butler më 22 dhjetor, shkruajnë mediat amerikane.

Advertisements

Policia tha se Crystal LeBlanc mbërriti në shtëpinë e Butler për t’u përballur me burrin e saj, i cili ishte brenda shtëpisë së oficeres. Më pas, pati një debat mes tyre.

Butler, e armatosur me një armë, u shfaq në hyrje të derës disa çaste më vonë dhe qëlloi drejt Craig Le Blanc, kur ai u përpoq të kapte armën. Plumbi depërtoi përmes dorës së LeBlanc dhe goditi Crystal LeBlanc në krah, sipas policisë. Butler më pas pastroi skenën e krimit për të mbuluar provat përpara se të kontaktonte zyrën e sherifit, përcaktuan hetuesit.

Advertisements

“Veprimet e mia kanë shkaktuar dhimbje dhe shqetësim, jo vetëm për familjen time, por edhe për komunitetin tone. Më duhet të pranoj rolin që kam luajtur në këtë situatë fatkeqe. Unë kam dështuar në angazhimin tim për të respektuar standardet e pritura nga shefi i policisë dhe, më e rëndësishmja, kam dështuar në besimin që më keni dhënë. Tradhtia është një shkelje jo vetëm e angazhimeve personale që kam bërë, por edhe e standardeve profesionale që të gjithë presim nga ata në shërbimin publik,” shkroi shefi i policisë Opelousas. Butler, 42 vjeç, u dorëzua në polici, në burgun St. Landry Parish më 1 janar, por u lirua se pagoi një garanci prej 22,000 dollarësh. Çifti Le Blanc kanë dy fëmijë.

You may also like