Një skenë që i ngjante më shumë një filmi romantik se një reality show ndodhi pak ditë më parë në “Ferma VIP”, kur një helikopter fluturoi mbi fermë dhe hodhi trëndafila për Nurin. Publiku nisi menjëherë të spekulonte: një fans i zjarrtë, një dashuri sekrete, apo thjesht një gjest publik për vëmendje?
Advertisements
“Lulet m’i ka dërguar Djonisi. E ka postuar edhe në Instagramin e tij. Nuk kam pse ta fsheh. E falënderoj shumë. Kemi një miqësi të vogël, dhe ishte një ndihmë e tij në mënyrë shoqërore.”
Advertisements
Djonis Biba, fituesi i sezonit të parë të “Ferma VIP”, nuk ka nguruar të shfaqë publikisht mbështetjen për Nurin, por sipas saj, nuk ka vend për aludime romantike. Nga ana tjetër, komentet online kanë vërshuar me ide dhe krahasime, duke e kthyer këtë moment në një nga më të komentuarit e këtij sezoni. Ndërkohë, rrugëtimi i Nurit në fermë përfundoi mbrëmjen e djeshme, pas një televotimi të fortë që pasoi një vendim të prerë nga Aga: çdo formë dhune verbale apo bullizmi do të ndëshkohej.
Nur u përball me një listë të gjatë të nominuarish, përfshirë Albën, Andreasin, Big Mamën, Anduelin dhe Big Bastën, dhe në fund u largua mes emocioneve dhe duartrokitjeve.