Policia e shtetit nuk ka asnjë të arrestuar për vrasjen dy net më parë në Fushë Krujë. Ramazan Sino humbi jetën nga plumbat që u zbrazën nga tre kallashë. 29-vjeçari u vra gabimisht. Në shënjestër ishte Gentjan Bejtja, por arriti që t’i shpëtonte atentatit të tretë.
Advertisements
Dy fëmijët e tij 8 dhe 13 vjeç janë plagosur. Por si shpjegohet fakti që policia nuk e ka plotësisht nën kontroll zonën e Fushë Krujës? Eksperti Fatjon Softa thotë se dështimi i policisë vjen si pasojë e elementëve të inkriminuar që ka brenda të cilët dekonspirojnë aksionet duke nxjerr blof kolegët.
Advertisements
“Një pjesë e vogël e inkriminuar në polici i ushqen ata me informacion dhe dekonspirimi i ka ndihmuar që të largohen përpara se të shkojë policia. Problemi është policia atje, që është e trembur. Policia italiane, karabinierët e jugut shkojnë në veri dhe e kundërta. Aty është baza e kanabisit, armëve, makinave të vjedhura.
Një pjesë e mirë e serviseve shërbejnë për grupet kriminale. Pas çdo makine të vjedhur ka një grup atentatorësh. Vrasjet janë bërë model tani, janë sofistikuar. Ata që vrasin janë mercenarët, të paguarit, bosët janë në Dubai” tha Softa për “5Pyetjet.al”.
Advertisements
Por kush i mbështet? “Nëse këta janë trima e kanë ose nga efekti i lëndëve, ose sasia e madhe e parave, ose lidhja, që e kanë një njeri në polici, ose qeveris me atë. Sot dy kategoritë e trimave janë; ose janë në varreza ose në burg” tha ai më tej.
Një pyetje, eksperti ka edhe për kryeministrin Edi Rama në lidhje me satelitët. “U tha që do të kishim satelitë. Në shkurt, kryeministri deklaroi se me një investim 6 mln euro me satelitë do të kontrollojmë territorin, grupet kriminale, kanabisin, ndërtimet pa leje dhe nevoja të tjera të ekonomisë. Nga Shkurti dhe deri tani, fillojmë nga rrëmbimi në Sarandë, sa ngjarje kanë ndodhur? Nuk ka pamje filmike. Ku shkuan, deri ku janë gjurmët?
Krimi u tremb nga satelitët dhe filloi aktivitete të mbyllura në shtëpitë e barit. Lulëzuan. Meqë kjo gjë nuk bëhej, e inkurajoi dhe tani dalin, filluan atentatet dhe kultivimi i drogës. Policia del me lopatë në dorë, por nuk thotë kush e mbolli. Të merret me origjinën. Financuesit janë tepër të fuqishëm” tha ai “5Pyetjet.al”.