Tritol lokalit në Vlorë, Gjykata e Vlorës lë në burg autorin

Gjykata e Vlorës ka vendosur sot masën e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasin Beqir Selamaj.

Advertisements

28 vjeçari u arrestua pak ditë më parë nga policia, ndërsa akuzohet për veprën penale të shkatërrimit të pronës dhe vendosjen e një sasie lënde shpërthyese tip tritol në një bar restorant në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë.

Advertisements

Po ashtu gjykata ka lënë në burg dy nga shtetasit ukrainas të arrestuar të premten nga policia e Vlorës, ndërsa dy të tjerë do të hetohen në gjendje të lirë. Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “ Arrest në burg” për dy të arrestuar, ndërsa për dy të tjerë është kërkuar lirimi i tyre. Ata akuzohen për veprën penale “ Trafikimi i njerëzve të rritur” dhe “ kanosja“.