Trondit Karamuço: Dy deputetë dhe dy biznesmenë të dyshuar si urdhërues të një vrasje

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin “NOW me Erla Mëhillin”, duke zbuluar një zhvillim të ri tepër tronditës nga hetimet e SPAK.

Advertisements

Sipas tij, dy deputetë dhe dy biznesmenë janë të dyshuar se kanë dhënë urdhër për një vrasje.

Advertisements

Karamuço tregoi se sipas informacioneve, një shumë parash është dërguar për të realizuar vrasjen, por ende nuk dihet nëse plani është ekzekutuar.

“Janë zgjeruar hetimet për disa subjekte të tjera, të cilët ne nuk i dimë ende. Për dy deputetë dhe dy biznesmenë, tani dyshohet nga ana e SPAK-ut, përmes informacionit të marrë nga të pandehurit, që ata kanë urdhëruar një vrasje. E kuptoni zhvillimet dhe dinamiken në SPAK; nuk po e them nga vetja ime.

Hetimet do të vazhdojnë edhe për këta persona, kush janë ata, çfarë ka ndodhur dhe nëse ata e kanë realizuar vërtet atë që dyshohet.

Dy deputetë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë kërkuar kryerjen e një vrasjeje dhe kanë dërguar një çantë me para për këtë qëllim. Po, kjo është kërkesa, një urdhër, një porosi,” tregoi Karamuço.