Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pukë. Një 38-vjeçar ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një të moshuar, me një 74-vjeçare.
Advertisements
Si pasojë, 38-vjeçari u arrestua nga policia e Pukës.
Advertisements
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë, bënë ndalimin e shtetasit 38 vjeç, person me precedent të mëparshëm kriminal për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Ndalimi i tij u bë pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një 74-vjeçare.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprat penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura e mbetur në tentativë”.