Tronditëse/ 53-vjeçarja gjendet e pajetë në garazh, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e sotme në fshatin Grecalli, ku një 53-vjeçare është gjetur pa shenja jete në garazhin e banesës së saj.

Advertisements

Viktima, dyshohet se i ka dhënë fund jetës përmes vetëvarjes.

Advertisements

Familjarët kanë qenë të parët që kanë zbuluar trupin, ndërsa në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Njoftim:

Fier/Informacion paraprak

Paraditen e sotme, në fshatin Grecalli, Fier, është gjetur e pajetë nga familjarët, në garazhin e banesës, shtetasja M. Sh., 53 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëvarur.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.