Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Janinës, ku një 45-vjeçare shqiptare, e strehuar në një hotel pas kërcënimeve nga bashkëshorti, është hedhur nga dritarja e katit të tretë, sapo kuptoi se ai kishte zbuluar vendndodhjen e saj.
Advertisements
Sipas mediave greke, gruaja ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, por ka pësuar lëndime të rënda nga rënia.
Advertisements
Ngjarja ka nisur më 11 shkurt, kur ajo ka denoncuar bashkëshortin për kërcënime dhe është këshilluar nga autoritetet që të përdorte një aplikacion sigurie në telefon dhe të strehohej në një qendër të mbrojtur.
Megjithatë, gruaja vendosi të qëndronte në një hotel së bashku me vajzat e saj. Mëngjesin e sotëm, kur pa që bashkëshorti po e kërkonte në recepsion, ajo u frikësua dhe u hodh nga dritarja.
E bija ka deklaruar për autoritetet se nëna e saj nuk është dhunuar fizikisht, por kërcënimet e vazhdueshme e kishin bërë atë të ndihej në rrezik.
Ndërkohë, menaxheri i hotelit konfirmoi se burri kishte kërkuar informacion për gruan, por nuk ishte lejuar të merrte asnjë të dhënë. Dyshohet se ai mund ta ketë zbuluar vendndodhjen e saj nga një person i tretë.
Policia greke po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.