Tronditëse/ Politikani i njohur qëllohet për vdekje në qendër të qytetit, zbardhen detajet e para

Një atentat i organizuar dhe profesional ka tronditur Bangkokun, teksa Lim Kimya, ish-deputeti 73-vjeçar nga partia opozitare kamboxhiane CNRP, u vra me dy plumba në gjoks pranë një tempulli në lagjen historike të qytetit.

Advertisements

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë një burrë i cili parkon motoçikletën e tij, dhe i qetë shkon drejt politikanit, kryen vrasjen dhe largohet sërish me motomjetin e tij.

Advertisements

Lim Kimya, kishte mbërritur në Bangkok më autobus nga Kamboxhia së bashku me bashkëshorten e tij. Përpjekjet e policisë për t’i dhënë ndihmën e parë nuk patën sukses, pasi 73-vjeçari kishte ndërruar jetë në vendngjarje.

“Ai ishte i guximshëm, me një mendje të pavarur,” tha për BBC vajza e liderit të CNRP-së, Kem Sokha. “Askush përveç shtetit kamboxhian nuk do të kishte dashur ta vriste,”- tha ajo.

Lim Kimya kishte qëndruar në Kamboxhia pavarësisht se partia e tij, CNRP (Partia e Shpëtimit Kombëtar të Kamboxhias), ishte shpallur e jashtëligjshme në vitin 2017. Në zgjedhjet e vitit 2013, partia e tij kishte sfiduar seriozisht pushtetin 40-vjeçar të Hun Sen, por më pas përjetoi një valë represioni dhe akuza për tradhti. Në vitin 2023, lideri i partisë, Kem Sokha, u dënua me 27 vjet burg, duke ndjekur të njëjtën rrugë si shumë figura të tjera opozitare që përfunduan në burg ose në mërgim.

Policia tajlandeze ka identifikuar vrasësin e Lim Kimya-s si një ish-oficer të marinës tajlandeze, aktualisht punonjës taksie. Megjithatë, grupet e të drejtave të njeriut kanë ngritur shqetësime për mundësinë e moshetimit të plotë të kësaj vrasjeje, duke theksuar një model represioni transnacional në rajon.

Në vitet e fundit, disidentët nga Kamboxhia, Vietnam, Laos dhe Tajlanda janë përballur me ndjekje, zhdukje dhe vrasje ndërkufitare. Raportohet se këto vende kanë një marrëveshje të pashkruar për të lejuar ndjekjen e “disidentëve” përtej kufijve. Vetëm vitin e kaluar, Tajlanda deportoi gjashtë disidentë kamboxhianë dhe një fëmijë të vogël në Kamboxhia, ku ata u burgosën menjëherë.