Ministri në detyrë i talibanëve për refugjatët, Khalil Rahman Haqqani , u vra në një shpërthim në kryeqytetin afgan, Kabul, tha të mërkurën nipi i tij, Anas Haqqani.
Advertisements
Khalil Haqqani u caktua ministër në qeverinë e përkohshme talibane pas tërheqjes së forcave të huaja nga vendi në vitin 2021, raporton Reuters. Ai ishte udhëheqës i lartë i rrjetit Haqqani, një grup militant, i cili është akuzuar për sulmet e mëdha gjatë luftës 20-vjeçare, sipas Departamentit të Shtetit të SHBA.
Advertisements