Tronditëse/ Vrasja e 8-vjeçares, zbulohen detaje të frikshme, nëna dhe vëllai i të miturës bashkëpunëtorë në vrasje

by editor

Një gjykatë turke ka akuzuar nënën dhe vëllanë e Narin Guran, vajzës 8-vjeçare e cila u gjet e vdekur disa ditë pasi u zhduk. Mësohet se nëna dhe vëllai i viktimës akuzohen për bashkëpunim në vrasjen e të miturës dhe u është caktuar masa e paraburgimit.

Advertisements

Trupi i Narines u gjet pas tre javësh i fshehur nën shkëmbinj në provincën Diyarbakır. Ky rast ka shkaktuar tronditje në Turqi dhe janë zhvilluar shumë demonstrata.

Advertisements

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se do të kërkojë dënimin më të ashpër për ata që janë përgjegjës për vrasjen e Narin Guran. Prokurorët në Dijarbakir akuzuan nënën dhe një vëlla të vajzës për bashkëpunim në vrasjen e tij.

Gjashtë persona, përfshirë daja dhe kushërinjtë e Narines, janë akuzuar tashmë për shkatërrimin e provave të krimit , ndërsa një tjetër xhaxha i vajzës akuzohet gjithashtu për vrasje.

Partitë politike dhe organizatat e grave kanë mbajtur protesta në qytete të ndryshme të Turqisë duke kërkuar drejtësi për Narin. Vrasja e vajzës ka ngjallur reagime të forta në rrjetet sociale, kryesisht për shkak se një numër i madh i të afërmve të saj janë implikuar në krim.

Narin u zhduk më 21 gusht nga fshati i saj, që ndodhet rreth 10 kilometra në jug të Diyarbakırit. Trupi i saj u gjet më 8 shtator në një thes pranë një përroi, të mbuluar me gurë. Nuk është e qartë se si ajo u vra, por mediat raportuan se një autopsi gjeti mavijosje në qafën e saj.

You may also like