Tronditet GARA për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë/ Pritet arrestimi i një prej kandidatëve, në kërkim nga….

by editor

Gara për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit pritet të pësojë një tronditje të fortë.

Një nga 15 emrat që kanë aplikuar dhe dorëzuar dokumentacionin është në kërkim dhe me masë sigurie arrest nga strukturat e drejtësisë në shqipëri.

Advertisements

WebLajm shkruan se disponon të plotë emrin dhe të dhënat e masës së sigurisë, por ka vendosur të mos i bëj publike deri në një reagim zyrtarë të vetë Policisë dhe Ministrisë së Brendshme.

Media shton se kandidati kërkohet nga drejtësia këtu dhe jo zyrtarisht thuhet edhe nga një shtet partner i shqipërisë dhe pritet arrestimi i tij.

Advertisements

Një ditë më parë u mbyll zyrtarisht gara dhe pritet që komisioni i posaçëm të kryej vlersimin e kandidatëve dhe nga kjo listë të përzgjedh tre më të aftët për ti dërguar emrat me propozim ministrit të Brendshëm.

Lista me kandidatët për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

Advertisements

Adriatik Tafçiu

Altin Mena

Ardian Çipa

Gentjan Shehaj

Hajrulla Xhivini

Ibrahim Disha

Idajet Faskaj

Ilir Proda

Lutfi Minxhozi

Neritan Nallbati

Pëllumb Seferi

Rebani Jaupi

Sami Rasha

Shemsi Prençi

Skënder Hita

You may also like