Tronditet Turqia nga tërmeti 6.2 ballë, sizmologu paralajmëron: Rajoni më i rrezikuar, mund të priten lëkundje të tjera

Një tërmet me magnitudë 6.2 tronditi këtë të mërkurë Turqinë në zonën e Silivri rreth 7 kilometra në perëndim të metropolit pranë Bosforit. Deri më tani nuk raportohet të ketë viktima, ndërsa numri i të plagosurve, sipas mediave turke dyshohet të jetë 150.

Advertisements

Për të folur rreth këtij tërmeti ishte i ftuar në një emision televiziv sizmologu Edmond Dushi. I pyetur se nëse ky tërmet ka qenë i parashikuar më herët dhe a pritet të ketë tërmete të tjera në vijim, sizmologu u përgjigj:

Advertisements

“Ne nuk parashikojmë dot ende dhe as nuk mund të themi nëse ky është tërmeti që prisnin sizmologët në Turqi, sepse në këtë zonë gjatë gjithë kohës ka pasur tërmete dhe ne mund të numërojmë rreth 7 tërmete me magnitudë mbi 7. Kjo tregon se potenciali i kësaj thyerje është shumë i madh dhe natyrisht sizmologët turq mund të presin goditje të tjera të forta. Është një nga rajonet më të rrezikuara të brezit Alpin-mesdhetar, ku bëjmë pjesë edhe ne”,-tha sizmologu.